Aktualitet

Durrës/ Pësoi traumë në kokë brenda kroçieres, turisti italian ndihmohet nga mjeku i Portit (FOTO)

7 Shtator 2019, 08:39 Nga DOSJA
Durrës/ Pësoi traumë në kokë brenda kroçieres,

DURRËS– Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi. 

Një pasagjer kishte pësuar traume të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar, menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri doktori i portit dhe Rimorkiatori Joni, si dhe iu dha urdhër krocieres MSC Magnifica të adrohej në Radën e Durrësit.

Pas kësaj stafi mjekësor i Autoritetit Portual Durrës i erdhi në ndihmë turistit italian.  Në orën 23:15 rimorkiatori Joni doli nga Porti për ndihmë drejt Krocieres, e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/orë, u rakordua nga kapiteni i Portit, i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit, pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.

Rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të krocieres dhe u bë e mundur kalimi në bord me barrelë portative i të semurit Matteo Sartori dhe të fejuarës që e shoqëronte, Sonia Marcato, i sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt me maskë oksigjeni dhe serum.

Rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit, e cila priste në kalatë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga spitali i Durrësit, i sëmuri është transferuar për te Spitali i Traumës për trajtim të specializuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korcere ne durres matteo sartori spitali i traumes turisti italian korcere ne durres matteo sartori spitali i traumes turisti italian

Sondazh

Poll