Aktualitet

Detaje nga ngjarja tronditëse në Librazhd, dëshmia e fqinjëve: Duheshin shumë. Ishin çift për t’u marrë shembull

7 Shtator 2019, 09:33 Nga DOSJA
Detaje nga ngjarja tronditëse në Librazhd, dëshmia e

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Librazhdit, mbrëmjen e djeshme, ku një 53 vjeçar, i identifikuar si Daut Gjokola, qëlloi me thikë gruan e tij, Lule Gjokola, e cila humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Fqinjët dhe të afërmit e çiftit Gjokola shprehen për Dosja.al se çifti në fjalë nuk kishin probleme të kësaj natyre më parë dhe se jetonin në gjendje mjaft të mirë ekonomike. Çifti Gjokola, prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze kishte në pronësi të tyre një biznes, një pikë Western Union dhe një agjensi udhëtimi në qytetin e Librazhdit.

Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se ata ishin një çift për t’u marrë shembull dhe se kjo ngjarje ishte e papritur dhe shumë e rëndë për të afërmit e familjarët. Policia ende nuk ka një version se çfarë e shtyu 53-vjeçarin të ndërmerrte aktin makabër, ndërsa po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse.

Një ngjarje tronditëse u shënua mbrëmjen e djeshme në Librazhd. Burri vret gruan me thikë dhe më pas vret veten. Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij, Luljeta Gjokolën dhe menjëherë u hodh nga kati i 4-të i pallatit. Ngjarja e rëndë në sy të djalit të tyre. Shkaku për motive xhelozie.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daut gjokola krim i dyfishte ne librazhd lule gjokola daut gjokola krim i dyfishte ne librazhd lule gjokola

Sondazh

Poll