Aktualitet

Rrahën familjarisht nusen, arrestohen babë e bir në Elbasan, procedohet vjehrra

7 Shtator 2019, 09:48 Nga DOSJA
Rrahën familjarisht nusen, arrestohen babë e bir në Elbasan,

ELBASAN- Dy persona, babë e bir janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit me iniciale H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa është proceduar penalisht shtetasja me iniciale A.I 46 vjeçe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshme të një konflikti në familje.Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona elbasan rrahin nusen arrestohen dy persona elbasan rrahin nusen

Sondazh

Poll