Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Librazhd, burri goditi 15 herë me thikë gruan, në momentet e tmerrit i pranishëm i biri

7 Shtator 2019, 07:10 Nga DOSJA
Detaje nga krimi makabër në Librazhd, burri goditi 15 herë me

Librazhd- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Librazhd, ku Duat Gjokola vrau me thikë gruan e tij Luljeta Gjokolën në shtëpinë e tyre, kanë dalë detaje të reja. Mësohet se 49-vjeçari ka goditur 15 herë me thikë gruan e tij në gjoks, pak minuta pasi ishin kthyer nga shëtitja.

Në momentin e ngjarjes së rëndë në banesë ka qenë vetëm djali i viktimave, pasi vajza e tyre ndodhej në Tiranë.

Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola. Fqinjët kanë transportuar në urgjencë gruan e masakruar, e cila humbi jetën sapo mbërriti në spital.

Por pasi kreu krimin e rëndë Daut Gjokola u hodh nga kati i katërt i pallatit duke humbur menjëherë jetën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daut gjokola vret gruan dhe veten luljeta gjokola daut gjokola vret gruan dhe veten luljeta gjokola

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2019, 19:30

TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka më...