Aktualitet

Tronditet Librazhdi/ Burri godet 15 herë me thikë gruan në sy të djalit dhe hidhet nga kati i katërt, shkak xhelozia (EMRAT

7 Shtator 2019, 05:21 Nga DOSJA
Tronditet Librazhdi/ Burri godet 15 herë me thikë gruan në sy

Librazhd- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e gruas në Librazhd. Mësohet se Daut Gjokola ka vrarë me thikë gruan e tij, Luljeta Gjokolën 49-vjeç , në banesën e tyre në lagjen “Shkumbini” pas një sherri në familje. 49-vjeçari ka goditur 15 herë me thikë gruan duke e masakruar në sy të dalit të tyre.

Gruaja pas ngjarjes menjëherë është dërguar në spital nga fqinjët, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se shkak i sherrit është bërë xhelozia e 53-vjeçarit ndaj së shoqes.

Por ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë pasi pas krimit të ndodhur në banesën ku jetonte çifti, Gjokola, 53-vjeç  është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit duke mbetur i vdekur në vend.

Çifti kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Për këtë ngjarje rëndë fqinjët kanë deklaruar se të dy viktimat ishin një çift shembullor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet duat gjokola vret veten dhe gruan krim i dyfishte ne librazhd luljeta gjokola duat gjokola vret veten dhe gruan krim i dyfishte ne librazhd luljeta gjokola

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2019, 19:30

TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka më...