Aktualitet

Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, arrestohen 5 kambistë në Shkodër (EMRAT)

7 Shtator 2019, 07:32 Nga DOSJA
Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, arrestohen 5

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë 5 kambistë pasi kryen këmbim valutor në mënyrë të paligjshme.

Nga policia janë arrestuar Besnik Dervishi, Agim Qerreti, Ylli Berhani, Mhill Brigja dhe Lulzim Gerbeti.
Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 kambistë, ndërsa dy te tjerë janë proceduar penalisht. Në kuadër të operacionit të koduar “Kambistët”, në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, u kapen në flagrancë shtetasit:

B. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
A. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

L. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
Y. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit me inicialet P. M., dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 kambistë në shkodër arrestohen 5 kambistë në shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2019, 19:30

TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka më...