Aktualitet

Bënin jetë luksi/ Merr fund karriera e “binjakëve skifterë” në Itali, gafa e Eduardit që i fundosi

7 Shtator 2019, 05:54 Nga DOSJA
Bënin jetë luksi/ Merr fund karriera e “binjakëve

Itali- “Karriera” në Itali e binjakëve shqiptarë Edmond dhe Eduard Trushi mund të konsiderohet e mbyllur. Gjykata e Pordenones ka dënuar Eduardin me 11 vite e 6 muaj heqje lirie. Ai u gjet fajtor për 40 vjedhje, kryesisht në provincat e Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecias.

Binjakët 34 vjeçarë janë identikë në pamje, kishin të njëjtin stil veshjeje, madje edhe ADN shumë të ngjashme. E vetmja gjë ku ata dallojnë janë gjurmët e gishtave.

Ndonëse ishin gjatë gjithë kohës në survejim nga autoritetet, binjakët Trushi jetonin një jetë luksi.

Pavarësisht këtyre ngjashmërive, ka qenë një gafë e Eduardit që solli dënimin me burg. Vjedhjet për të cilat u ai dënua nisën në natën midis 8 dhe 9 nëntorit në Friuli. AND-ja që u gjet në banesa i përkiste vëllezërve Trushi, por kësaj here nuk kishte më dyshime se kujt i përkiste, pasi gjatë asaj periudhe Edmondi ishte në burg dhe Eduardi i lirë.

Marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet binjakët skifterë edmond dhe eduard trushi binjakët skifterë edmond dhe eduard trushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2019, 19:30

TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka më...