Politike

Pyetet për dhunën ndaj Berishës, Rama 'kyç' gojën: Fola para 1 ore

Rama shmangu komentet për sulmin me grusht ndaj Sali Berishës.

6 Dhjetor 2022, 16:40 Nga A.B
Pyetet për dhunën ndaj Berishës, Rama 'kyç'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk komentoi dhunën që u ushtrua ditën e sotme ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë konferencës për mediat me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, Rama shmangu komentet për sulmin me grusht ndaj Sali Berishës.

I pyetur nga një gazetare, ai nuk pranoi të bënte asnjë koment duke thënë thjesht që reagimi i tij për ngjarjen është publikuar në faqen e qeverisë. 

'Përgjigjia ime është që e kam dhënë para 1 ore, është në faqen e internetit të Qeverisë.'- u shpreh Rama. 

Më herët, ai e ka konsideruar një akt të pajustifikueshëm dhunimin e kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Sipas tij, dhuna nuk është mjeti për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit. Kreu i qeverisë kërkoi ndëshkimin e autorit. 

Çfarë ndodhi sot?

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

edi rama dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll