Politike

'Në Shqipëri kishim liderë PERËNDI'/ Rama: U thashë që duhet të japësh jetën për mikun, sollëm diellin për ta

Rama tha se vendi ynë solli diellin për miqtë e huaj.

6 Dhjetor 2022, 16:15 Nga A.B
'Në Shqipëri kishim liderë PERËNDI'/ Rama: U
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot në Shqipëri ishin të ftuar liderë, madje i cilësoi si perëndi. Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, Rama tha se pikërisht në këtë ditë, vendi ynë solli diellin për miqtë e huaj.

' Ka një paketë tjetër për projekte, kemi projektet tona, rajoni do jetë i përfshirë për të ndërtuar më shumë burime energjie, për t'u distancuar nga ndikimi rus. Dua të ndalem këtu, ju thashë që në kanunin tonë, në kodin tonë, shtëpia e shqiptarit u përket zotit dhe mikut. Sot në Shqipëri kishim miq që konsiderohen perëndi, u thashë që duhet të japësh jetën për mikun, largqoftë të ndodhë dicka. Kurrë nuk do e përdorja këtë moment për tu ankuar, e fundit fare, dua t'ju kujtoj një moment, kur ishim në grup e kur thonin dielli, dielli, dielli. Diell i mrekullueshëm, ia dolëm pas 10 ditësh mot, të sillnim diellin në mëngjes për ta. '- tha Rama.

samiti i be 6 dhjetor 2022 edi rama

Sondazh

Poll