Politike

'BE është këtu për ne'/ Rama: Lajm i mirë! Studentët tanë mund të studiojnë nga Tirana në universitete europiane

Po ashtu ai ka theksuar se ka marrë mbështetjen për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. 

6 Dhjetor 2022, 16:08 Nga A.B
'BE është këtu për ne'/ Rama: Lajm i mirë!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për studentët shqiptarë. Gjatë konferencës së përbashkët me krerët e Këshillit Evropian, Rama ka theksuar së tashmë studentët shqiptarë mund të studojnë në universitete evropianë nga Tirana në mënyrë dixhitale. Po ashtu ai ka theksuar se ka marrë mbështetjen për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. 

"Do flas anglisht. Dua të falenderoj Michel, mikun e dashur, një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj Rajonit. E kam parë duke luftuar për rajonin. Dua të bashkohen dhe për Ursulën, një luftëtare. Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qënë kaq të vendosur për të qënë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni. Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufinjtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijësimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, tu përcohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për tu lidhur me Europën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë nga. Studentët dhe të rinjtë kanë një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitete do të jenë në gjendje të angazhohen me Erazmus Plus por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë dixhitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar. Edhe ‘rrugët e gjelbra’ me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re. Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming, Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta," tha Rama.

edi rama samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll