Politike

'Pse u zgjodh Tirana për samitin?'/ Michel: Vendi i duhur. Rama: Jemi më të vjetrit dhe më besnikët

Kryeministri Edi Rama tha se Tirana është vendi më i vjetër në Europë, jemi më të mirët dhe më besnikët.

6 Dhjetor 2022, 16:26 Nga A.B
'Pse u zgjodh Tirana për samitin?'/ Michel: Vendi i duhur. Rama:
Edi Rama

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka treguar arsyet se përse u zgjodh Tirana që të zhvillohej Samiti i BE-së. Ai u shpreh se Tirana ishte vendi i duhur. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Tirana është vendi më i vjetër në Europë, jemi më të mirët dhe më besnikët.

Pyetja: Pse u zgjodh Tirana për samitin?

Charles Michel : U propozua që të bëhej këtu, Tirana dukej si vendi i duhur. U bë e mundur, është e mirë për Shqipërinë, ky është sinjal i qartë. Ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët.

Rama: Jemi më të mirët, më të vjetrit, dhe më besnikët. Unë thashë që për ta ishte vendi më i mirë për shkak se është vendi më pro europian. Tirana është kaq e bukur, nëse Mark Ruthe i tha shtypi hollandez se kjo është aventura më e madhe, tregon shumë. Kemi shumë projekte, tubacioni që lidh Fierin dhe Vlorën, kemi terminalin e Vlorës, terminalin energjitik, termocentralin ku do ketë transformim të gazit. U përmend që Ballkani ka një potencial të madh për të dalë nga varësia ruse. Ne kemi potencial të rëndësishëm, jam i lumtur që kjo është një mënyrë sesi ne punojmë se bashku. Ju e dini se BE nuk ju jep para e të thotë je më i miri e më i vjetri, ne do punojmë. 

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll