Politike

Michel: Është në dorën tonë të zgjedhim të ardhmen, ideja e Roming daton nga samiti i Brdos

Po ashtu ai theksoi se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e begatë brenda BE-së dhe kjo është bindja që i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.

6 Dhjetor 2022, 16:04 Nga I.A
Michel: Është në dorën tonë të zgjedhim të
Charles Michel

TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar sot se është në dorën tonë që të zgjedhim të ardhmen. Gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Rama, Michel theksoi se ideja e marrëveshjes Roaming ka ardhur në samitin e Brdos. Po ashtu ai theksoi se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e begatë brenda BE-së dhe kjo është bindja që i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Kam pak emocion që jam këtu, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë brenda BE-së, kjo bindje e përbashkët na bashkon këtë përafrim me Ballkanin Perëndimor. Të gjithë kemi detyrat tona, ka pritshmëri që reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit të avancojë. Për të përforcuar tregun e përbashkët është ideja e marrëveshjes Roaming është një hap përpara samiti të Brdos. Vitin e ardhshëm dhe 2027 të zvogëlojmë dhe heqim shpenzimet e roaming, një angazhim mes shtetasve dhe zhvillimin turistik të rajaont perëndimor, progrese janë zhvilluar për të përballuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, kjo lutë ka pasur pasoja të forta në fushën ekonomike dhe fushën e furnizimit me ushqime. Dua të kem disa fjalë për migracionin, kjo është një temë sfiduese, ne përballemi me këtë dhe rritjen e shifrave, ne e dimë që duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme sepse pati shumë respekt, shumë besim, jemi të kthjellët për momentin që jetojmë, ka momente shumë tronditëse, klimatike, kriza e covid, lufta që shkaktoi këto pasoja, të dimë në cilën shoqëri të jetojmë nesër. A duam një model tjetër zgjedhja është në dorën tonë, që të ndërtojmë një Bashkim Evropian që të jetë i jetueshëm," tha Michel.

charles michel samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll