Politike

'Ne jemi besnik edhe nëse BE zhduket'/ Deklarata e Ramës, ndërhyn menjëherë Michel: BE do jetë aty!

Michel tha se BE do jetë gjithmonë aty. 

6 Dhjetor 2022, 16:34 Nga A.B
'Ne jemi besnik edhe nëse BE zhduket'/ Deklarata e Ramës,
Charles Michel

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria do të jetë anëtare besnike edhe nëse BE do zhduket. Kjo deklaratë u tha në konferencën e përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Pas tij, mori fjalën Michel i cili tha se BE do jetë gjithmonë aty. 

Pyetja: Kur do shkojë Tirana në Bruksel? 

Rama: Do të thoja se është e padrejtë të thuash këtë se ecuria është bërë, sidomos në periudhën e fundit. Nuk ishte 10 vite më parë, është pak kohë më parë që ndodhi që ishim në Bruksel. Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, është mendësi e re. Gjërat po ndryshojnë, gjërat shihen dhe trajtohen si rajon gjeostrategjik, e politik. Kur do jemi anëtarë? Ne jemi anëtarë e besnik edhe nëse BE zhduket, ne duhet të bëjmë përparime.

Charles Michel: BE nuk ka pikë synimi që nuk do jetë më aty, ndaj do jemi aty. Ne kemi kuptuar se duhej përshpejtuar procesi në BE.

Pas fjalës së Ramës në Bruksel, pati një reagim për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh por projektesh. Shpresoj që procesi të jetë sa më i shpejtë, kjo do të thotë punë, guxim dhe reforma. 

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll