Politike

Vërtetimi se Shehu ishte me probleme/ Berisha nxjerr DOKUMENTET: Zyra e Ramës nxorri shkresat, ishte e përgatitur

Berisha deklaroi se Rama kreu këtë akt, mirëpo nuk do mbetet pa marrë përgjigje.

6 Dhjetor 2022, 15:52 Nga A.B
Vërtetimi se Shehu ishte me probleme/ Berisha nxjerr DOKUMENTET: Zyra e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i bindur se vërtetimi mjekësor i nxjerrë për Gerti Shehun si një person me probleme, është kryer nga Qeveria. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se dokumenti nxirret me kerkesë informale nga policia për të infiltruarit. Berisha shtoi se Rama kreu këtë akt, mirëpo nuk do mbetet pa marrë përgjigje.

'Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur. Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.- tha Berisha. 

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll