Politike

Dhunimi i Berishës, Rama: Akt i pajustifikueshëm, autori do përballet me ligjin

Rama shkruan se dhuna, sipas tij, nuk është mjeti për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

6 Dhjetor 2022, 15:29 Nga F.M
Dhunimi i Berishës, Rama: Akt i pajustifikueshëm, autori do
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një akt të pajustifikueshëm dhunimin e kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se dhuna, sipas tij, nuk është mjeti për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit. Kreu i qeverisë kërkon ndëshkimin e autorit. 

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit", thuhet në reagim. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha edi rama dhunohet berisha ne proteste protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll