Politike

Emigracioni, Von der Leyen: Është propozuar një plan veprimi, 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Duke folur gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, von der Leyen u shpreh se kjo paketë do të ndihmojë vendet e BP-së që të zbusin krizën dhe të përshpejtojnë tranzicionin energjitik në rajon.

6 Dhjetor 2022, 16:29 Nga I.A
Emigracioni, Von der Leyen: Është propozuar një plan veprimi, 1
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të japë 1 miliardë euro ndihmë për energjinë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, von der Leyen u shpreh se kjo paketë do të ndihmojë vendet e BP-së që të zbusin krizën dhe të përshpejtojnë tranzicionin energjitik në rajon.  

“Paketa e re e BE-së e Mbështetjes për Energjinë, me një vlerë prej 1 miliardë euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime, do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor të zbutë ndikimin e krizës energjetike dhe të përshpejtojë tranzicionin energjetik në rajon”, tha Von der Leyen.

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen po ashtu u ndal edhe te emigracioni, për të cilën tha se është propozuar një plan veprimi, por pa dhënë detaje të mëtejshme për këtë. 

"Një çështje tjetër që diskutuam sot është emigracionit. Kemi interes për të menaxhuar emigracionin, ndaj është propozuar një plan veprimi. Është e rëndësishme për të përçuar mesazhin se mund të mbështetemi tek ne," tha von der Leyen.

 

ursula von der leyen samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll