Politike

Protestë tjetër? Berisha: Kam në plan një LËVIZJE kundër këtij krimineli në pushtet

Kryedemokrati deklaron se zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra-tjetrën ndaj do vazhdojnë me protestat. 

6 Dhjetor 2022, 15:38 Nga A.B
Protestë tjetër? Berisha: Kam në plan një LËVIZJE
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka gati lëvizjen tjetër të opozitës. Kështu deklaroi ditën e sotme, Berisha, përballë gazetarëve. Ai shtoi se do punojë fort për të bindur demokratët që të kenë bindje për t'ju bashkuar protestës së radhës. Kryedemokrati shton se zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra-tjetrën ndaj do vazhdojnë me protestat. 

'Kam në plan një lëvizje kundër këtij krimineli në pushtet. Po punoj fort që të bind demokratët dhe qytetarët. Do të vijë momenti, e kam bindje absolute. Ky votën nuk e pranon. Por ne do votojmë. Zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Ne do protestojmë.'- tha Berisha, pas përfundimit të protestës së opozitës. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll