Politike

Si u gjet SHKRESA e problemeve të shëndetit mendor për Gert Shehun, Berisha: Ishte i infiltruar i Policisë, metodë që ndiqet kudo në botë

Sali Berisha tha se 31-vjeçari ishte i infiltruar i Policisë Kriminale dhe se një dokument i tillë nxjerrej në rast se Shehu do të kishte ndonjëherë probleme me ligjin, nga efektivët e tjerë që nuk kishin dijeni për aktivitetin e tij.

6 Dhjetor 2022, 15:28 Nga k.m.
Si u gjet SHKRESA e problemeve të shëndetit mendor për Gert
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka zbardhur se nga ka dalë dokumenti që u shpërnda në media pas arrestimit të agresorit të tij, Gert Shehut. Në fjalën e tij, Berisha tha se 31-vjeçari ishte i infiltruar i Policisë Kriminale dhe se një dokument i tillë nxjerrej në rast se Shehu do të kishte ndonjëherë probleme me ligjin, nga efektivët e tjerë që nuk kishin dijeni për aktivitetin e tij.

"Tani e dhëna tjetër...burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuat ju në atë format lëshohet me kërkesë informale nga Policia dhe/ose Prokuroria për të infiltruarit. E kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë nga punonjës policie kur nuk kanë dijeni se është i infiltruar. Ka marrë rinovimin e patentës në vitin 2022 që si i sëmurë mendor nuk mund ta merrte në asnjë mënyrë,"-tha Berisha ndër të tjera. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll