Politike

'Ramës i dështoi çdo skenar'/ Berisha: Mendoi se nuk do flisja, do e mbyllte me një gjest nga mysliman

Sali Berisha tha se Rama i kishte bërë keq llogaritë me të, pasi kishte pritur se ai do të tërhiqej nga protesta. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

6 Dhjetor 2022, 15:35 Nga A.B
'Ramës i dështoi çdo skenar'/ Berisha: Mendoi se nuk
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama donte ta shiste sulmin kundër tij si një sulm mysliman që do të injorohej nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama i kishte bërë keq llogaritë me të, pasi kishte pritur se ai do të tërhiqej nga protesta. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

"Edi Rama nuk e kontrollon dot veten dhe donte që Sali Berisha mos të fliste sot në atë tribunë. E pa që i dështoi çdo skenar. Mendoi se nuk do flisja, do e mbyllte me një gjest nga mysliman. Dhe një audiencë e krishterë si samiti do e besonte. Kjo ndodhi edhe me një hotel. Thirrëm ne protestën, ai bëri kundërreagimin. E patë turpin, policë nga të gjitha anët. Por protesta ia ku ishte. Ia dogja pistën islamike si miting. Vrapoi nxorri shkresën, ja e nxorri Fuga shkresën. Pohoi se janë ata vetë. Po mos të dilte pista islamike, nuk e do nxirrte shkresën. Shfrytëzoi samitin me shpresën se nuk do flisja. Por ja që e kam thënë unë, një po mbeti, i dyti jam unë,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll