Politike

Mbështetja e Alibeajt, Bashës e Bardhit pasi u grushtua në protestë, Berisha: Asnjë koment!

Sali Berisha tha në konferencën për shtyp nga selia e Partisë Demokratike se i vetmi që ka lidhje me sulmin është kryeministri Edi Rama.

6 Dhjetor 2022, 15:37 Nga k.m.
Mbështetja e Alibeajt, Bashës e Bardhit pasi u grushtua në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mbështetjen e Enkelejd Alibeajt, Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit pasi u dhunua në protestë sot nga Gert Shehu. Berisha tha në konferencën për shtyp nga selia e Partisë Demokratike se i vetmi që ka lidhje me sulmin është kryeministri Edi Rama.

"Asnjë koment, akti është i lidhur kryekëput me Edi Ramën. Nuk ka lidhje me asnjë tjetër,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll