Politike

Berisha i bën premtimin Ramës: Pa përgjigje nuk mund të rri. Se si...do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai

Sali Berisha tha se nuk do ta lërë grushtin ndaj tij pa përgjigje, e se si do të kundërpërgjigjet, do ta bëjë me dije. 

6 Dhjetor 2022, 15:44 Nga k.m.
Berisha i bën premtimin Ramës: Pa përgjigje nuk mund të rri.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një premtim kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD-së, Berisha tha se nuk do ta lërë grushtin ndaj tij pa përgjigje, e se si do të kundërpërgjigjet, do ta bëjë me dije. 

"Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve, po deklaron prapë se pa një lëvizje të strukturueshme, shqiptarët nuk kanë vend këtu. Kjo lëvizje është në fillimet e saj, nuk është ajo që duhet. Kjo ka marrë një lëvizje të jashtëzakonshme. Ai pret dhe flet aty, ndërsa bota pa një protestë për çështje politike. Jam i bindur që kjo ka efektin e vetë. Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo. Ndërtësen e Kryeministrisë nuk e planifikuam kësaj here. Do organizonte ndonjë pritje aty. Kjo ishte e para,"-tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll