Politike

‘Shkove me lule si tek e dashura’, avokati i Mihalit s’lë gjë pa i thënë Klosit, ministri: Mos u merr me m

5 Shtator 2019, 20:02 Nga DOSJA
‘Shkove me lule si tek e dashura’, avokati i Mihalit s’lë

TIRANË– Avokati i pronarit të “Panorma” Mihal Kokëdhimës, Kujtim Cakrani nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit. 

I ftuar në “Opinion”, Cakrani ka dhënë detaje për ngjarjen me turistët spanjollë duke treguar edhe skepticizëm me gjestin e ministrit, i cili u dërgoi tufë me lule.

BISEDA NË STUDIO:

Kujtim Cakrani: Klienti im u hodh para makinës për të mos u shtypur. Nëse nuk do të kishte dalë videoja nuk do ishte bërë ngjarja publike fare. Ministri vajti atje me lule, sikur po takonte të dashurën. 

Blendi Klosi: Mos u merrni me lulet e mia, ato krijuan një imazh shumë pozitiv. Ata u kthyen në ambasadorë të Shqipërisë.

Disa javë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi kujtim cakrani mihal kokedhima blendi klosi kujtim cakrani mihal kokedhima

Sondazh

Poll