Politike

Akuzat/ Bushati i përgjigjet Ballës: Shkodra e di kush e zgjodhi Pjetrin

5 Shtator 2019, 16:53 Nga DOSJA
Akuzat/ Bushati i përgjigjet Ballës: Shkodra e di kush e zgjodhi

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati ka folur rreth situatës politike dhe aktuale në Shqipëri. Në një intervistë për “VOA”, Bushati theskoi se duhet një kordon për të gjithë njerëzit me të kaluar të dyshimtë.

Ndër të tjera, ish-ministri i Jashtëm iu përgjigj edhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, teksa ky i fundit një ditë më parë u shpreh se ishte Bushati ai që e kishte zgjedhur Pjetrin.

Vetë Bushati tha: Shkodra e di kush e kandidoi Valdrin Pjetrin. Asambleja e Partisë socialiste propozoi 3 kandidatë të tjerë.

Një ditë më parë, në një intervistë për “Report Tv”, Balla u shpreh se ka qenë vetë Bushati ai që ka bërë propozimine Pjetrit.

Ish-ministri Bushati është pjesë e Kryesisë së PS-së dhe në cilësinë e të deleguarit politik ka qenë propozuesi i kandidaturës në kryesi. Bashkë, unë si sekretar i përgjithshëm, ai, kryetari i partisë, kryesia e partisë, falje i kanë kërkuar popullit të Shkodrës që nuk mund të fillojmë punën menjëherë prej 21 gushtit për të ndryshuar qeverisjen vendore të Shkodrës” tha ai.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati perplasja balla bushattaulant balla valdrin pjetri ditmir bushati perplasja balla bushattaulant balla valdrin pjetri

Sondazh

Poll