Politike

Se takoi zyrtari i lartë amerikan, ironizon Tedi Blushi: Paskan futur Metën në listën e zezë? Fajin e ka ODIHR

5 Shtator 2019, 18:15 Nga DOSJA
Se takoi zyrtari i lartë amerikan, ironizon Tedi Blushi: Paskan futur

TIRANË– Ditën e djeshme, drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik zbarkoi në Tiranë.

Gjatë takimeve me krerë të lartë të shtetit dhe figura drejtuese të opozitës, ra në sy fakti që zyrtari i lartë amerikan nuk u prit në një takim nga presidenti Ilir Meta.

Disa prej mediave e pasqyruan lajmin duke e interpretuar se presidenti Meta ishte futur në listën e zezë të SHBA-ve dhe pikërisht për këtë arsye ishte “injoruar” nga zyrtari i lartë. 

Kjo për shkak të gjuhës së ashpër që Meta ka përdorur së fundi ndaj ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi, duke i siguruar kështu vetes “spostimin” prej tyre. 

Pas aludimeve të shumta në mediat online, një reagim ka ardhur nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Në reagimin e tij, Blushi nënkupton se Rama ka shpërndarë lajmin e Metës në portalet pranë tij për të hequr vëmendjen nga raporti i OSBE-së.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë,”-shkruan Blushi. 

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Meta do të zbusë tonet ndaj ndërkombëtarëve apo nëse pas raportit do të jetë gjithnjë e më kritik ndaj tyre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david konstelancik ilir meta raporti i osbe tedi blushi david konstelancik ilir meta raporti i osbe tedi blushi

Sondazh

Poll