Politike

Raporti i OSBE, Basha 2 orë ‘kokë me kokë’ me aleatët: Tregon se ka rënë shteti, rikthehemi me protestat

5 Shtator 2019, 16:47 Nga DOSJA
Raporti i OSBE, Basha 2 orë ‘kokë me kokë’ me

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim dy-orësh brenda selisë blu me aleatët e PD-së dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Pas takimit, Basha dha një prononcim për mediat e pranishme, ku kryefjalë ishte raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Në fjalën e tij Basha tha se protestat do të rikthehen shumë shpejt dhe se ndërkohë opozita po hartonte një platformë kombëtare, e cila pritet të gjejë zbatim pas largimit të kryeministrit Edi Rama. 

“Raporti tregon se ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza. Sepse gjendje është e rëndë aq sa largimi i Ramës nuk mjafton. Duhen ndryshime të thella politike dhe zgjedhore,”-tha Basha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me një datë të mundshme për rikthimin e protestave, Basha tha se sapo të caktohet, ajo do të bëhet publike. 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Raporti tregon se ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Tregon se është shkelur kushtetuta dhe rregullorja e KQZ-së. Tregon se janë përshirë në shkelje të gjithë nga kryeministri tek një vëzhgues i thjeshtë. Rama ka varrosur demokracinë, ekonominë dhe llogaridhënien. Në këtë kuptim sot ndeshemi me një shtet privat që ka zëvëndësuar atë të të drejtës. Kjo nis duke rivendosur demokracinë. E vetmja rrugë për ta bërë këtë kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. PS duhet të marrë përgjegjësitë për gjendjen ku edhe ndodhet vendi. Ndodhemi para një momenti kyç, në më pak se një muaji i gjysmë do të merret vendimi për negociatat. Negociatat nuk kanë shanse të hapet. Ne si opozitë kemi diskutuar gjatë për përgjegjësitë tona. Jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza. Sepse gjendje është e rëndë aq sa largimi i Ramës nuk mjafton. Duhen ndryshime të thella politike dhe zgjedhore. Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

– A ka një datë për rikthimin e protestave?

Po, por jemi shumë më shumë se një grup që organizon protesta. Sapo të kemi datën do ta shpallim.

– Sa shpresoni që do ta largoni Ramën pasi keni 8 muaj protesta? Asgjë s’ka ndodhur, madje Rama ka marrë edhe pushtetin vendor.

Në fakt ka ndodhur shumë. Këtë e konstaton çdo kush. Ne i dhamë fund fasadës së regjimit dhe treguam se jemi të gatshëm të marrim edhe një sakrificë si djegien e mandatit të deputetit. Jo thjesht të jemi një me njerëzit por të rikthejmë qytetarinë në qendër të vëmendjes. Kjo betejë ka nisur për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për një Shqipëri normale dhe si e gjithë Europa.

Në raportin e OSBE-ODIHR theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar lulzim basha monika kryemadhi raporti i osbe aksioni opozitar lulzim basha monika kryemadhi raporti i osbe

Sondazh

Poll