Politike

Përplasja me Ramën, Bushati: S’po shpikim rrotën, brenda partisë duhet të ketë garë

5 Shtator 2019, 17:14 Nga DOSJA
Përplasja me Ramën, Bushati: S’po shpikim rrotën, brenda

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati ka folur rreth situatës politike dhe aktuale në Shqipëri. Në një intervistë për “VOA”, Bushati u pyet gjithashtu edhe për përplasjen nëpërmjet deklaratave me kryeministrin Edi Rama dhe shtoi se brenda PS-së duhet zhvilluar një garë në mënyrë që të dalë oferta më e mirë.

Bushati mori shembull Shkodrën dhe tha: Nga eksperienca ime politike dhe në drejtim të qarkut Shkodër, kam kuptuar që disa vendimmarrje është me rëndësi që t’ua besojmë komuniteteve.

Është me rëndësi që t’ia besojmë bazës së parties, në mënyrë që të sigurojmë që kemi zgjedhur personat e duhur dhe në mënyrë që gara që duhet të zhvillohet brenda radhëve të Partisë Socialiste në këtë rast, të sjellë jo vetëm ofertën më të mirë politikë, programatike, shoqëruar me një vizion përkatës, por t’i krijojë mundësi në radhë të parë anëtarësisë së PS-së dhe më pas komuniteteve lokale për të ushtruar një mbikëqyrje më të madhe në lidhje me integritetin e çdo kandidati që synon që të ketë një karrierë politike. Tek e fundit, ne nuk po shpikim rrotën dhe nuk kemi pse.

Teksa ndodheshin në Shkodër, gjatë mbledhjes së Kryesisë Bushati pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama perplasja rama bushati ditmir bushati edi rama perplasja rama bushati

Sondazh

Poll