Politike

Raporti i OSBE/ PDIU: Tërmet i fortë që shkatërroi çdo institucion, kriza politike është para syve

5 Shtator 2019, 17:40 Nga DOSJA
Raporti i OSBE/ PDIU: Tërmet i fortë që shkatërroi

TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. 

Në një deklaratë për shtyp, PDIU e ka cilësuar raportin e OSBE/ODIGR si një tërmet të fortë, që shkatërroi çdo institucion.

“Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet,”-thuhet në deklaratë.

Deklaratë për media e PDIU:

PDIU vlerëson se raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR-it i dha fund përpjekjes disamujore për të konsideruar normalitet, aktin më të paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci, votimeve moniste të 30 qershorit. Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet.

Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Raporti vuri në dukje se:
-Ishin votime pa garë dhe qytetarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes.
-Mos publikimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin, në Fletoren Zyrtare, ishte i paligjshëm.
-KQZ cënoi sigurinë juridike duke krijuar precedent të rrezikshëm për qytetarët.
-Gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të vettingut.
-Mospranimi i komisionerëve të opozitës, tregoi se KQZ ishte e ndikuar politikisht.
-Komisionerët e emëruar nga KQZ që duhet të ishin ekspertë, në faktin ishin përfaqësues të PS-së.

-Administrata publike u vendos në presion dhe kërcënim për të votuar në 30 qershor.
-Punonjësit dhe qytetarët u ndjenë të kërcënuar se nëse nuk do votonin, do ndëshkoheshin, deri në shkarkim apo heqjen e ndihmës sociale.
-Administrata u detyrua që të merrte pjesë në takimet politike, gjatë dhe pas orarit të punës.
-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike.
-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime të njëjta, që janë provë e votimit nga të tjerë.
-Se vota u ndikua dhe kontrollua
-Se prokuroria nuk ndërmori hetime duke ndihmuar në perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimit elektoral edhe për zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend. PDIU do vazhdojë të përkrahë çdo aksion që do të çrrenjosë krimin dhe autoritarizmin në vend. PDIU përsërit se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Në raportin e OSBE-ODIHR theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori pdiu raporti i osbe 30 qershori pdiu raporti i osbe

Sondazh

Poll