Politike

Prokuroria nisi hetimet, Ina Zhupa: Faturat e Maznikut do përfundojnë si vrasja e Ardit Gjoklajt

5 Shtator 2019, 15:18 Nga DOSJA
Prokuroria nisi hetimet, Ina Zhupa: Faturat e Maznikut do përfundojnë

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje më faktin që Prokuroria ka nisur hetimet për faturat e nënkryetarit të Bashkisë Tiranëe, Arbjan Maznikut. Në një status në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Prokuroria i nis hetimert sa për të mbyllur debatin public dhe më pas atë juridik.

Zëdhënësja e PD-së shkruan se këto hetime do të mbyllen njësoj si ‘Fusha prokuror mbyllte ceshtjen e Veliajt “ vrases” te Ardit Gjoklajt.’

Prokuroria si vegël për të mbyllur debatin publik dhe çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Edi Ramës.

Mediat thonë se prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun e bashkisë. Deri me sot nisja e hetimeve nga prokuroria ka patur për qëllim mbylljen e debatit publik fillimisht e me pas ate juridik me deklarimin e pafajshem ose në mos gjykim për procedurë.

Prandaj këto pseudo nisje hetimesh deri me sot kanë rezultuar flluske e madhe…

Njesoj si Fusha prokuror mbyllte ceshtjen e Veliajt “ vrases” te Ardit Gjoklajt,sot PPP e Rames do ta mbylle PPP-ne, Fusha- Mazniku. Sot ende kemi pa asnjë rezultat hetimet për unazën, hetimet për uniformat e policisë bashkiake, etj etj.

PPP e Rames mund ti zvarris, te tentoje ti prish perkohesisht por asnje ceshtje nuk do te harrohet e nuk do te kaloje pa u gjykuar!”- shkruan Zhupa në statusin e saj.

Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me skandalin e faturave ku është përfshirë nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër (Arbjan) Mazniku.

Përse akuzohet Arbër (Arbjan) Mazniku?

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

 

Vetë numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qënë në Barcelonë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ina zhupa prokuroria nis hetimet per maznikun skandali me faturen e maznikut ina zhupa prokuroria nis hetimet per maznikun skandali me faturen e maznikut

Sondazh

Poll