Politike

Rama viziton në shtëpinë e re familjen Sharku në Gramsh, nuk lë pas batutat: Pa gratë, jemi shkop i thatë

5 Shtator 2019, 17:08 Nga DOSJA
Rama viziton në shtëpinë e re familjen Sharku në Gramsh, nuk

GRAMSH- Një vit më parë Kryeministri Edi Rama teksa vizitoi nga afër familjen e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj në Gramsh, u premtoi se do t’i ndihmonte që shtëpia e tyre të riparohej nga e para.

Shtëpia e tyre ishte totalisht e rrënuar dhe është riapruar nga e para teksa ka ndryshuar 100% nga sa ishte më parë.

Prandaj sot një vit pas vizitës së parë, Kryministri Edi Rama sëbashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar familjen Sharku në shtëpinë e tyre të re.

“Në këto shtëpi që kemi ndërtuar dhe që ka të tjera dhe që do i bëjmë, tani po bëjmë një inventar të këtyre situatave dhe do të vijojmë më shumë. Kemi disa ide të reja për të bashkëpunuar me këto grupet e vullnetarëve për t’u dhënë mundësi edhe të tjerëve për të dalë nga këto situata të tmerrshme. Ne nuk duam qoftë që edhe një familje e vetme të mbetet mbrapa për të pasur kushtet normale. Atë që themi ne e bëjmë, jo gjithmonë në kohë, pasi nuk mund të parashikohen të gjitha, duhet durim i madh, por i duruari i fituari” është shprehur Rama.

Por para  se të largohej nga familja Sharku, Kryeministri Rama nuk ka harruar edhe batutat e tij të përhershme duke u shprehur se: “Gratë janë në fillim, pa gratë ne jemi shkop i thatë”.

Ndërsa krahas videos të postuar në Facebook Rama shkruan: “Më mirë se të mallkosh errësirën, përpiqu të ndezësh një qiri”, thënje e Nënë Terezës.

Gjithashtu fëmijët e familjes Sharku përveç shtëpisë së re, këtë vit do të përfitojnë falas edhe librat  për vitin e ri shkollor.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama familja sharku gramsh shtepia e re edi rama familja sharku gramsh shtepia e re

Sondazh

Poll