Politike

Berisha flet për grushtimin nga selia blu: Kjo ishte protesta e jetës, krimineli Rama bëri gjithçka të mos mbahej

Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj.

6 Dhjetor 2022, 14:18 Nga F.M
Berisha flet për grushtimin nga selia blu: Kjo ishte protesta e jetës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me dhunimin që iu bë sot në protestën e organizuar paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha e konsideroi protestën e jetës këtë të sotme, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka që të mos mbahej. Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj. 

"Ka qenë kryeprotesta e jetës. Ne faktuam që askush në botë nuk na mposht, nuk ka forcë që të na ndalojë, faktuam që në çdo rast ne mbetemi të pamposhtuar ndaj dhe të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi trimërie, të vazhdojmë....të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në të gjithë historinë. Atë që Rama po bën me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen e një armiku të tyre. Protestat, se çfarë mund të bëjmë ne faktuan sot se beteja të mëdha na presin përpara, do fitojmë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll