Politike

U dhunua në mes të protestës/ Berisha: E kanë paguar me lekët e drogës, narkoeurot përdoren për çdo krim

Një prej tyre, sipas Berishës, është ai që ndodhi sot. 

6 Dhjetor 2022, 13:53 Nga F.M
U dhunua në mes të protestës/ Berisha: E kanë paguar me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Gert Shehu, 31-vjeçari që e dhunoi në protestë është paguar me paratë e drogës. Në fjalën që mbajti në protestë, Berisha tha se narkoeurot futen në Shqipëri për të financuar krime. Një prej tyre, sipas Berishës, është ai që ndodhi sot. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll