Politike

Çfarë di Berisha? Kreu i PD: Narkoeurot financuan një krim që kishin planifikuar ditën e sotme

Berisha tha se sot ishte planifikuar që të kryhet një krim, i paguar me paratë e narkotrafikut, por nuk specifikoi se për çfarë e kishte fjalën. 

6 Dhjetor 2022, 13:55 Nga F.M
Çfarë di Berisha? Kreu i PD: Narkoeurot financuan një krim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të kuptohet se sulmi që u bë sot ndaj tij ishte i planifikuar nga qeveria dhe se nuk do të përfundonte me vetëm një grusht. Në fjalën e tij në protestë, Berisha tha se sot ishte planifikuar që të kryhet një krim, i paguar me paratë e narkotrafikut, por nuk specifikoi se për çfarë e kishte fjalën. 

"Narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist,"- tha Berisha. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll