Politike

Berisha, mesazh për mediat e huaj: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Berisha tha se nëse Rama hetohet, do të zbulohen gjëra trronditëse sepse ai vepron si grup mafioz. 

6 Dhjetor 2022, 14:04 Nga F.M
Berisha, mesazh për mediat e huaj: Investigoni krimet e Ramës, do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave të huaja që të hetojnë kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga podiumi në bulevardin ku u mbajt protesta, Berisha tha se nëse Rama hetohet, do të zbulohen gjëra trronditëse sepse ai vepron si grup mafioz. 

Fjala e Berishës:

Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkomëbtar. Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij. Ai është kryeministri i vetëm që e përdor korrupsion për të lobuar kundër atyre që e denoncojnë korrupsionin e tij.
Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai të ka marrë ndonjë gjë.
Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, siç bleu edhe kreun e opozitës. Ai blen deklarata ambasadorësh kundër kundërshtarëve të tij, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij. Medieve evropiane dhe atyre amerikane u them investigojeni atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një reporter gjerman zbuloi se Edi Rama vepron si grup mafioz.
Ju garantoj që do gjeni gjëra tronditëse. Sot në Shqipëri ka ambasadorë që në shkelje të plotë të Konventës së Vjenës, bejnë gjithçka kundër opozitës, për emërimin e kreut të saj, duke akuzuar pa asnjë fakt apo dokument, liderin e shkelur me votën e lirë. Ndërkohë ulen krah për krah me vjedhësit e votës së lirë. Opozita shqiptare përballet me lotimin korruptiv të George Soros. Por ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pavarur në mbrojtje të vlerave që përfaqësojmë. Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë. Ndaj ftoj mediat që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan. Qyetarëve europianë u them se nuk është varfëria shkaku i këtij eksodi, por vjedhja që u bëhet atyre.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll