Politike

31-vjeçari e grushtoi/ Berisha kërkon lirimin e tij: Fatkeqi ka shitur veten, autori i vertetë është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës

Berisha fajësoi vetëm kryeministrin Edi Rama për sulmin që i ndodhi.

6 Dhjetor 2022, 14:04 Nga F.M
31-vjeçari e grushtoi/ Berisha kërkon lirimin e tij: Fatkeqi ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Gert Shehu, personi që e dhunoi sot në protestë, të lirohet nga qelia. Teksa fliste nga podiumi në shesh, Berisha i kërkoi policisë që ta lironin 31-vjeçarin, të cilin e konsideroi fatkeq. Berisha fajësoi vetëm kryeministrin Edi Rama për sulmin që i ndodhi.

"Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës,"- tha Berisha. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll