Politike

Berisha ngjit shkallët e selisë blu, s'nis fjalën para gazetarëve: Ma hapni pak Facebook-un

Fillimisht Berisha piu ujë dhe më pas kërkoi celularin.

6 Dhjetor 2022, 14:13 Nga F.M
Berisha ngjit shkallët e selisë blu, s'nis fjalën para
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kërkon me patjetër që mesazhi që kërkon të japë para qytetarëve, të transmetohet më gjerësisht se në ekranet shqiptare. Ai u kthye nga protesta dhe u ndal në shkallët e selisë blu, por nuk foli për gazetarët. Fillimisht Berisha piu ujë dhe më pas kërkoi celularin.

"Dua telefonin, ma hapni Facebook-un tim,"- tha kreu i PD-së. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu.

Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll