Politike

FOTO LAJM- U godit me GRUSHT, njolla e gjakut ende në këmishën e Berishës

Grushti ndaj Berishës, ndodhi në momentin që kryedemokrati doli nga selia e PD-së për t'ju bashkuar protestës. 

6 Dhjetor 2022, 14:10 Nga A.B
FOTO LAJM-  U godit me GRUSHT, njolla e gjakut ende në këmishën e
Sali Berisha

TIRANË- Gjak në këmishën e kryedemokratit Sali Berisha. Edhe pse mbeti me shenja në fytyrë, Berisha vijoi fjalimet në podiumin e PD-së me shenja gjaku. 

Kjo është gjendja në të cilën është kreu i PD-së, Berisha ndodhet pasi u godit me grusht nga Gert Shehu, 31-vjeçari tashmë i arrestuar nga policia. Sipas një dokumenti, ky person, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo për saktësi, pritet që edhe policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar. 

Grushti ndaj Berishës, ndodhi në momentin që kryedemokrati doli nga selia e PD-së për t'ju bashkuar protestës. 

sali berisha

Sondazh

Poll