Politike

Meta flet hapur, tregon bisedat me ndërkombëtarët: I kam dëgjuar më shumë….

Presidenti Ilir Meta ka treguar bisedat që ka bërë me ndërkombëtarët në lidhje krizën politike në vend. Ai ka theksuar se ndërkombëtarët i ka dëgjuar më shumë.
Featured image of article: Meta flet hapur, tregon bisedat me ndërkombëtarët: I kam dëgjuar më shumë…. Ilir Meta, presidenti

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar së fundmi se ndërkombëtarët i ka dëgjuar shumë në lidhje me situatën politike në vend.

Teksa është pyetur nga Sonila Meço në emisionin “Tempora” “se a ndihet i padëgjuar  nga komuniteti ndërkombëtar”, ai ka deklaruar se ata i ka dëgjuar me shumë.

BISEDA:

Presidenti Meta: Më vjen keq, unë nuk di të kem pasur ndonjë ftesë. Dhe çfarë keni dëgjuar ju shqetësimet për reformën në drejtësi publikisht kohët e fundit, të cilat kanë ardhur pas ashpërsimit të krizës politike në vend, këto janë shumë pak nga sa kanë dëgjuar partnerët tanë në këto zyra kur vijnë e takohen me mua prej gati 2 vjetësh apo edhe më përpara që kam qenë në postin e Kryetarit të Kuvendit, në mënyrën më të hapur, më të ndershme, më transparente dhe më të dokumentuar.

Duke u thënë që shiko se kjo reformë po ecën në drejtimin e gabuar, ia kam thënë që në fillim të tetorit Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin të Komisionit Europian, zotit Danielsson, i cili është njeri shumë serioz. Pasi më ka folur për sukseset e reformës, për rezultatet e vetting-ut, i kam thënë dakord, por keni parasysh problemet që kemi. Se problemet më duket se nuk i keni të qarta. Një, dy, tre, katër, pesë. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese i kam thënë, krahasuar me këto që po ua them juve, atij i kam dhënë shumë më tepër informacion atij. Dhe unë jam President i Republikës dhe njerëzit më pyesin mua se kur do kemi Gjykatë Kushtetuese. Nuk di çfarë t’u them, nuk di çfarë të bëj dhe kjo do ta përshkallëzojë situatën, por nuk është gjë e mirë.

I kam thënë, të lutem sill një mision nga BE-ja të bëjë një vlerësim të gjithë zbatimit të reformës. Si është reforma dhe si është zbatuar dhe çfarë mund të korrigjojmë në mënyrë që kjo të jetë një gjë e suksesshme për Shqipërinë në radhë të parë, të jetë e suksesshme edhe për ju, sepse ju doni një sukses, të jetë e suksesshme për të gjithë partnerët tanë….

Sonila Meco: Dhe cila ka qenë përgjigja e tij?

Presidenti Meta: Unë mund të flas për atë që i kam thënë unë. Nuk kam të drejtë të them se çfarë përgjigje kam marrë apo nuk kam marrë.

Sonila Meco: A nuk ndjeheni që jeni i padëgjuar nga komuniteti ndërkombëtar?

Presidenti Meta: Nuk ka problem, unë ata i kam dëgjuar me shumë….

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “Meta flet hapur, tregon bisedat me ndërkombëtarët: I kam dëgjuar më shumë….

  1. Ka boshllëk në këtë gjykim: Si mund të krijohej Gjykata Kushtetuese etj pa përzgjedhjen e figurave, pa largimin e më të ndoturve. Them "e më të ndoturve" sepse duar të pastra në drejtësinë shqiptare është jashtë reqlitetit të 28 viteve.

Shto Koment