Politike

Primaret në Tiranë, Kalaja: Me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi

Kalaja u shpreh për mediat se ka besim te ky proces i cili bashkon të gjithë partinë.

4 Dhjetor 2022, 11:47 Nga A.B
Primaret në Tiranë, Kalaja: Me këtë proces PD del me e
Adriana Kalaja

TIRANË- Kandidatja ne primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja tha pas votimit se “me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi”. Pasi votoi, ajo u shpreh për mediat se ka besim te ky proces i cili bashkon të gjithë partinë.

'Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Ky është një proces historik jo vetëm për PD për gjithë Shqipërinë. Nga gara e sotme fiton PD, fiton Tirana me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim. Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe nëse nuk jam fituese në krah të atij që do dalë fitues. Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptik lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votës. Mendoj se sot është moment që ti bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi.'- u shpreh ajo. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

adriana kalaja primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll