Politike

'Pse u prish tani hoteli i Irfanit?'/ Rama PARALAJMËRON: Nuk do jetë i vetmi! Do të ketë edhe shembje të tjera...

Edi Rama paralajmëroi shembjet e tjera, por nuk i përmendi, ndërsa më resortin në fjalë u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj lirisë në media.

4 Dhjetor 2022, 11:49 Nga k.m.
'Pse u prish tani hoteli i Irfanit?'/ Rama PARALAJMËRON: Nuk do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush. Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi shembjet e tjera, por nuk i përmendi, ndërsa më resortin në fjalë u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj lirisë në media. 

Pse u prish tani hoteli i Irfanit?

Rama: Është shumë e rëndësishme që kur gjykojmë të shikojmë sesi funksionon në aspektin ligj një proces i tillë. Iu siguroj që ligjërisht janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë. Po flasim për përfitime të mëdha, në këtë operacion u paragjykua dhe u përqesh, janë marrë 15 vendime konfiskimesh. Po të shikoni ligjin që është bërë enkas për këtë punë, është shumë i qartë. Mjafton që të lexohet ai ligj. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit, tjetër është kur dikush ka dalë më shumë sesa kaq. Për rastin në fjalë do të vazhdojë deri në fund. Në dijeninë time do të ketë edhe shembje të tjera. Nuk do të ketë asnjë lloj individi që do të tolerohet. Urdhëroni jeni të gjithë të denonconi nëse ka raste të tjera. Të tjera raste po evidentohen. Do nxjerrim mësim edhe ne, se nuk i kemi ditur të gjitha. Nuk ka lidhje me lirinë e medias. Ligji është i barabartë për të gjithë.  S’po flasim për ata që kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë tek tuk pa leje për strehimin e tyre. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit më shumë se kaq, tjetër kur ka bërë ndërtim pa leje, tjetër kur godina shembet. Të gjitha janë në ligj, s’janë të improvizuara. Po bëhet gati ndryshimi ligjor që kontrolli i lejeve të ndërtimit nga ana e strukturave vendore për ato që japin leje dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do bëhen në mënyrë periodike dhe jo më pak se 60 ditë. Do të firmoset që askush nga grupet e kontrollit të mos thotë se pashë. 

 

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll