Politike

Telefonata me Rishi Sunak, Rama: Më shprehu keqardhjen, ndoshta vjen të na vizitojë

Edi Rama zbuloi se telefonata ka qenë e gjatë dhe e kërkuar nga vetë Sunak. Madje shtoi se ndoshta në të ardhmen do të kishte dhe një vizitë bilaterale. 

4 Dhjetor 2022, 11:38 Nga k.m.
Telefonata me Rishi Sunak, Rama: Më shprehu keqardhjen, ndoshta vjen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët edhe për bisedën telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Mesditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, Rama tha se Sunak i ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur pas deklaratave të sekretares së Brendhsme britanike, Suella Braverman. Rama zbuloi se telefonata ka qenë e gjatë dhe e kërkuar nga vetë Sunak. Madje shtoi se ndoshta në të ardhmen do të kishte dhe një vizitë bilaterale. 

Telefonata me Rishi Sunak, për çfarë është folur, ka një marrëveshje të re?

Rama: Sa i përket Sunak, po kam folur me të. Më kë kërkuar vetë. Më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur, deklaratat e pamenduara dhe të lëshuara qesin, siç i themi ne nga fshartrat e Tiranës për shqiptarët. Kemi diskutuar për shumë çështje, por asgjë e re, por përtë bashkuar forcat më shumë. Kam përsëritur të njëjtën gjë që i kam thënë paraardhësve të tij kundër rrjeteve të trafikut. Kemi folur edhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Së shpejti do të kemi dhe një këmbim vizitash. Ka ardhur Blair por ishte për të mbështetur mikpritjen e emigrantëve të luftës nga Kosova. Mbase do të ndodhë këtë herë...  Unë nga ana ime kam përsëritur të njëjtën gjë, lidhur me sesi sipas nesh bëhet e mundur një luftë efikase, jo propagandistike kundër rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe nga ana tjetër edhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britaninë e Madhe është një emigrim i lidhur edhe me bazat e krijuara, pjesëtarë të familjeve që janë atje më parë, për të zhvilluar këtë veprimtari. 

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll