Politike

Jo vetëm Vuçiç, kush është kryeministri që nuk do të vijë në Shqipëri më 6 dhjetor

Edi Rama u shpreh se kreu i qeverisë spanjolle i ka dërguar një letër miqësore ku sqaron arsyen se pse do të mungojë.

4 Dhjetor 2022, 11:38 Nga k.m.
Jo vetëm Vuçiç, kush është kryeministri që nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se në samitin e 6 Dhjetorit nuk do të vijë vetëm kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe se të tjerët deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Në një prononcim me gazetarët, Rama u shpreh se kreu i qeverisë spanjolle i ka dërguar një letër miqësore ku sqaron arsyen se pse do të mungojë.

"Nuk e di çfarë iu ka surprizuar në deklaratën e presidentit serb. Iu këshilloj që të mos surprizoheni nga deklarata për politikën e brendshme. Nuk do të vijë vetëm kryeministri i Spanjës, Petro Sanches me sqarimin se atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës, është me rëndësi shumë të madhe dhe për këtë arsye nuk do të jetë i pranishëm por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse, më shumë se e mjaftueshme. Të gjithë të tjerët besoj se do të jenë të pranishëm,"-tha ndër të tjera numri një i qeverisë. 

 

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll