Politike

Protesta e opozitës në 6 dhjetor, Rama e pranon: S'e kam hallin tek opozita, por mund të ketë të infiltruar në turmë me qëllime keqbërëse

Por perimetri i sigurisë do të vendoset për shumë faktorë, përfshirë edhe persona të rrezikshëm që të mund të kenë ardhur në Shqipëri me një axhendë të caktuar për personazhet e njohur dhe shumë të rëndësishëm që do të jenë në vendin tonë.

4 Dhjetor 2022, 11:44 Nga k.m.
Protesta e opozitës në 6 dhjetor, Rama e pranon: S'e kam hallin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur shqetësime nga liderët europianë për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetor kur do të mbahet samiti i BE në Tiranë. Por perimetri i sigurisë do të vendoset për shumë faktorë, përfshirë edhe persona të rrezikshëm që të mund të kenë ardhur në Shqipëri me një axhendë të caktuar për personazhet e njohur dhe shumë të rëndësishëm që do të jenë në vendin tonë. Ndaj theksoi se problem në vetëvete nuk është opozita, por ndonjë sulm që mund të ndërmerret në vendin tonë. 

A ka patur shqetësime nga BE për çështjen e sigurisë?

Rama: Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi sepse nuk ka asnjë nevojë. Mund të ketë një shfaqeje alla koncert në vitin 1936, në vend të Albert Verrisë të jetë një tjetër i lënë nga mendja, por përtej kësaj nuk shohim më shumë sesa kaq. Janë marrë të gjitha masat, shpresoj që idividët e tjerë nuk do të shkojnë në atë qorrsokak, për ata që do të kenë pasoja shumë të qarta. Është një çështje sigurie dhe nuk ka asnjë arsye tjetër se ata do të ndjekin të marrin që kanë vënë në krye dhe i shkojnë nga pas. Edhe kjo sallë do të jetë gati për çdo realitet si "backup". Si mund të bëhet këtu samiti nga njerëz rrugëve? Jo nga protestuesit, por nga njerëz të tjerë që mund të kenë qëllime keqbërëse ndaj X dhe Y nga vende të tjera. Fakti që diskutohet e bën me faj shumë të madh personazhin që i ka shkuar në mendje një protestë e tillë.

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll