Politike

PRIMARET/ Nisin votimet edhe në qarqet Korçë, Vlorë dhe Dibër, zbulohen emrat e kandidatëve

Prej orës 8:00 të mëngjesit, simpatizantët e Partisë Demokratike kanë nisur votimin për kandidatin që duan për të garuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie.

4 Dhjetor 2022, 09:19 Nga a.l
PRIMARET/ Nisin votimet edhe në qarqet Korçë, Vlorë dhe
VOTIMET

VLORË- Prej orës 8:00 të mëngjesit, simpatizantët e Partisë Demokratike kanë nisur votimin për kandidatin që duan për të garuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie.

Në degën e PD-së së Korçës janë rreth 4000 votues dhe do të ketë dy qendra votimi. Kandidatët  për Korçën janë tre: Gjergji Gjata, Entela Dvorani, Ledina Alolli.

Devoll janë rreth 2200 votues dhe do të ketë 2 qendra votimi. Kandidatët në këtë degë janë: Elvis Hajdërlli, Arben Miza, Vojsava Bregu, Xhensila Kapo.

Në degën e PD-së Pogradec janë rreth 1000 votues dhe do të ketë një qendër votimi. Kandidatët e dala nga primaret në ketë degë janë: Olgert Muçllari, Zini Tollozhina.

Në degën e PD-së Maliq janë 2400 votues dhe dy qendra votimi , një në Maliq dhe një në Pojan. Kandidatët e kësaj dege janë: Alfred Berberi, Alfred Xega.

Në degën e PD- së Kolonjë janë rreth 900 votues dhe do ketë një qendër votimi. Kandidati i vetëm në këtë degë është Et'hem Lumani dhe në këtë degë  vota do të jetë pro ose kundër.

Në degën PD-së të Vlorës janë rreth 1365 antarë me të drejte vote. Gjithashtu jane rreth 400 simpatizantë të PD Dega Vlorë që do të votojnë për tre kandidatët: Alta Haluci, Nada Daullja, Hysni Sharra.

Edhe në qarkun e Dibrës ka nisur votimi në Partinë Demokratike për primaret. Kandidatë janë: Besnik Alku, Fadil Begu, Margarita Markja, Ismail Uka

-Në Bulqizë Votojnë 1500 anëtarë dhe simparizantë, kandidatë janë: Defrim Fiku, Fatos Hoxha,

-Në Klos votojnë 1050 anëtarë dhe simpatizantë, kandidatë janë: Basir Çupa, Bedri Hoxha, Veri Kuka

-Në Mat votojnë 1300 anëtarë dhe simpatizantë, kandidatë janë: Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Ymer Barçi, Nezir Rizvani, Skënder Gjuci. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim./ Dosja.al

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll