Sport

VIDEO/ Mbrojtësi i Uruguajit “shpërthen” ndaj FIFA-s: “Janë një tufë hajdutësh”

Cavani kur po dilte nga fusha, hodhi në tokë monitorin e VAR-it. Për t’i vënë kapakun, Luis Suarez deklaroi: “FIFA është kundër Uruguajit”.

3 Dhjetor 2022, 12:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Mbrojtësi i Uruguajit “shpërthen” ndaj FIFA-s:

KATAR - Jose Maria Gimenez, mbrojtësi i Uruguajit, shpërtheu në akuza kundër FIFA-s pas ndeshjes, që skuadra amerikano-latine fitoi ndaj Ganës 2-0, por që  ky rezultat nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-tat e Botërorit.

“Janë një tufë hajdutësh këta bij k… Po, po, më xhiro”,- iu drejtua kamerës lojtari i Atletico Madrid.

Daniel Siebert, arbitri gjerman i ndeshjes, injoroi dy raste për penallti të mundshme në zonën e Ganës. Njërën madje shkoi ta shikonte në VAR (ndërhyrjen e Amartey ndaj Darwin Nunez), por Siebert nuk e akordoi penallti edhe pasi e pa në monitor.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët uruguajanë iu turrën me akuza gjyqtarit gjerman, ndërsa Cavani kur po dilte nga fusha, hodhi në tokë monitorin e VAR-it. Për t’i vënë kapakun, Luis Suarez deklaroi: “FIFA është kundër Uruguajit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll