Sport

Serbët provokojnë përsëri Kosovën gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, FIFA mbyll sytë…

Një tjetër provokim i radhës nga ana e Serbisë karshi Kosovës, ka ndodhur gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, raportojnë mediat kosovare

3 Dhjetor 2022, 07:50 Nga DOSJA

Serbët provokojnë përsëri Kosovën gjatë ndeshjes

KATAR - Një tifoz serb është fiksuar me një bluzë, ku shihet gjysma e hartës së Kosovës, ndërkohë që tifozëve shqiptarë nuk iu është lejuar nga FIFA të futen brenda stadiumit me simbole kombëtare.

"FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve",- është shprehur gazetari kosovar Venhar Isufi, i cili ka shpërndarë fotografinë demaskese.

“Edhe një provokim i hapur ndaj Kosovës, në ndeshjen Zvicër-Serbi. Tifozi serb mbi maicen e tij shihet vetëm gjysma e hartës së Kosovës. FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve,”- ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Serbët provokojnë përsëri Kosovën gjatë ndeshjes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll