Sport

Bëri shqiponjën në ndeshjen Zvicër-Serbi, flet tifozja shqiptare: Serbët u tërbuan

Një nga skenat që ra në sy gjatë ndeshjes ishte video e një tifozeje shqiptare e cila shihej teksa shoqërohej nga forcat e sigurisë në stadium ndërkohë që lëvizte duke bërë shqiponjën me dy duar.

3 Dhjetor 2022, 11:50 Nga d.a.
Bëri shqiponjën në ndeshjen Zvicër-Serbi, flet tifozja
Anila Hamalla

KATAR- Ndeshja e mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës ka patur emocione të forta, tensione mes dy skuadrave dhe tifozëve, zënka dhe festime të mëdha pas përfundimit të saj.

Një nga skenat që ra në sy gjatë ndeshjes ishte video e një tifozeje shqiptare e cila shihej teksa shoqërohej nga forcat e sigurisë në stadium ndërkohë që lëvizte duke bërë shqiponjën me dy duar.

Tifozja është identifikuar si Anila Mahalla dhe në një postim në rrjetet sociale ajo ka sqaruar se në fakt nuk është përzënë nga stadiumi siç është raportuar në media por ka qenë ajo që i ka thirrur rojet për të ndryshuar tribunën pasi ndodhej në mesin e tifozëve serb.

Bëri shqiponjën në ndeshjen Zvicër-Serbi, flet tifozja
Postimi

"Kjo jam unë, nuk jam përzënë nga askush por I thirra vetë për ti thënë pse po tregoja flamurin e kosovës sepse ato nuk lejuan atë shqiptar dhe tifozët serb ishin të inatosur dhe ofendues pasi isha ulur pranë tyre. Kur Shaqiri bëri golin zemra ime sa nuk shpërthei. Ai ishte momenti kur unë tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin rojet e sigurisë pa pushim. Ky ishte momenti im për të shkuar për të folur me ta në mënyrë që të ndërroja vend."- ka shkrua Mahalla.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

anila hamalla botërorit 2022 në katar

Sondazh

Poll