Sport

VIDEO/ Trajneri i Serbisë, shan në mënyrë skandaloze futbollistët kosovarë pas golit: Të qi**** nënën tënde shqiptare!

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojković, ka shkaktuar një skandal të vërtetë, teksa shau futbollistët kosovarë të Zvicrës nga nëna, pas golit të Dushan Vlahović.

3 Dhjetor 2022, 09:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Trajneri i Serbisë, shan në mënyrë skandaloze

KATAR - Ka ndodhur pas golit të dytë të Serbisë në epërsi 2:1 të minutës së 35-të, pas të cilit, ish-futbollisti dikur i madh, që tani drejton kombëtaren serbe, u pushtua nga emocionet duke fyer.

“Të qi**a nënën tënde shqiptare!”, - ka bërtitur Stojkovic, me sa duket duke aluduar për numrin e madh të lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.

Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë, Embolo barazoi në 2-2 dhe i ktheu gjërat në rrugën e duhur, për të fiksuar fitoren 3-2. Kujtojmë se Serbisë i duhet një fitore për të t’u kualifikuar, ndërsa barazimi i mjaftonte Zvicrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll