Sport

Rekord i Shaqirit! Bashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, të vetmit lojtarë që kanë shënuar në tri Botërorët e fundit…

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol edhe në kampionatet botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022

3 Dhjetor 2022, 08:09 Nga DOSJA

Rekord i Shaqirit! Bashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, të

KATAR - Ylli i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, sulmuesi anësor Xherdan Shaqiri, iu është bashkuar Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, si të vetmit lojtarë që kanë arritur të shënojnë gola në tri kampionatet e fundit Botërorë.

Shaqiri ka shënuar gol edhe në kampionatet botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, diçka që kanë mundur ta bëjnë vetëm edhe dy yjet e futbollit, Ronaldo dhe Messi.

Ylli me prejardhje nga Kosova e arriti këtë rekord sonte, kur në minutën e 20-të bombardoi portën e Serbisë, ndeshje e cila përfundoi 3-2 në favor të Zvicrës.

Në fazën tjetër helvetët do të përballen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll