Sport

Festoi fitoren me fanellën ku shkruhej “Jashari”, kapiteni Xhaka tregon arsyen...

Kapiteni Granit Xhaka ka festuar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me një fanellë me numrin 26 ku lexohej “Jashari.

3 Dhjetor 2022, 10:04 Nga DOSJA

Festoi fitoren me fanellën ku shkruhej “Jashari”, kapiteni

KATAR - Kapiteni kosovar i kombëtares helvete, Granit Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dhe festimin e kualifikimit dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”,- ka thënë Xhaka.

Për të përforcuar atë që tha, Graniti ka botuar edhe një foto në Instagram me Aedon Jasharin, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”,- ka shkruar Xhaka.

Festoi fitoren me fanellën ku shkruhej “Jashari”, kapiteni

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll