Sport

Diego Alonso: “Na eliminoi penalltia me Portugalinë, që FIFA e pranon se nuk ishte”

Trajneri i ekipit uruguajan ka folur pas dështimit për t'u kualifikuar në fazën e 16-të të Botërorit të “Katar 2022”.

3 Dhjetor 2022, 09:52 Nga DOSJA

Diego Alonso: “Na eliminoi penalltia me Portugalinë, që FIFA e

KATAR - Trajneri i Uruguajit, Diego Alonso, u shpreh këtë të premte se eliminimi me golaverazh nga Kupa e Botës “Katar 2022”, pavarësisht fitores ndaj Ganës (0-2), është për shkak të penalltisë që çoi në 2-0 Portugalinë në ndeshjen e ditës së dytë dhe "që FIFA thotë se nuk ishte", duke shtuar se "nuk ka asgjë për t'i qortuar futbollistët" . 

"Unë nuk mendoj se pika (ndaj Koresë së Jugut, me një barazim pa gola) na eliminoi. Penalltia ndaj Portugalisë na eliminoi. Është ajo që na eliminoi ne. Nuk ishte pika. Na eleminoi penalltia që u dha kundër nesh në kohën shtesë dhe që FIFA thotë se nuk është penallti”, tha ai në konferencën për shtyp në stadiumin Al Janoub, në Al Wakrah.

Trajneri mbrojti lojtarët e tij. “Nuk mund t'ju lejoj ta thoni këtë. Futbollistët bënë një përpjekje të madhe, ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje. Ata dhanë maksimumin. Nuk mund t'ju lejoj të thoni, se lojtarët nuk i djersitën fanellat. Ata dhanë gjithçka që kishin. Fatkeqësisht, nuk mjaftoi që të jemi në fazën tjetër",- tha Diego Alonso, i cili ishte i mërzitur "thellësisht" për eliminimin e ekipit të tij, që ishte për "më shumë".

Diego Alonso i përfundon kontrata me skuadrën uruguajane në fund të këtij Botërori dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë në këtë detyrë për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll